Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli për mundësitë e klubit në Champions League dhe ambientimin e tij në Mynih: “Edhe sezonin e kaluar thashë që mund të konkurrojmë për titullin. Nëse qëndroj këtu 10 vite të tjera, do të them të njëjtën gjë. Kjo është baza për një trajner të Bayerni”.
Për sulmuesin Harry Kane: “Kur një lojtar shënon kaq shumë gola dhe fiton titullin e parë, nuk pritet gjithmonë që të ndihmojë në mbrojtje dhe të japë maksimumin në stërvitje. Harry e bën këtë dhe frymëzon të tjerët, gjë që ma thjeshton punën. Për të, mos ta bëjë këtë nuk është opsion”.
Për fituesin e “Topit të Artë”, Dembélé: “Nuk më habit që një lojtar i PSG e fitoi ‘Topin e Artë’. Musiala, Kane dhe Olise mund të jenë kandidatët e ardhshëm, ndoshta edhe një surprizë”. Mbi jetën në Mynih dhe “Oktoberfest”: “Kur shkon në ‘Oktoberfest’ kupton çfarë do të thotë të jesh bavarez. Ndihem si në shtëpi që nga dita e parë. Duam që kjo ndjesi pozitive të përjetohet edhe nga tifozët në ‘Allianz Arena’”.
The post Kompany “hedh rrënjë” në Mynih: Në “Oktoberfest” e kupton ç’do të thotë të jesh bavarez appeared first on Telesport.










