Pulisic: Dua të shënoj më shumë gola, nëse luajmë mirë kundër Napolit dhe Juventusit…

Christian Pulisic, pas fitores 3-0 të Milanit ndaj Lecce në Kupën e Italisë, u shpreh: “Jam në një moment të mirë, duhet të vazhdoj kështu. Dua të shënoj gjithmonë më shumë gola, por e rëndësishme është fitorja. Gimenezit i kam thënë të ketë durim, nëse vazhdon kështu do të shënojë shumë gola. Sfida më e rëndësishme është ajo e radhës; të fitojmë ndaj Napolit. Nëse bëjmë mirë edhe me Juventusin, mund të arrijmë ku duam”.

Edhe Santiago Gimenez foli pas ndeshjes: “Si sulmues gjithmonë kërkoj golin, topi nuk hynte, por e rëndësishme është që të hyjë një, sepse më pas vijnë edhe të tjerët. Si fëmijë ëndërroja të luaja te Milani, kjo është skuadra e ëndrrave të mia. Të realizohem me këtë fanellë është kulmi im. Nuk kam menduar kurrë ta lë Milanin”.

The post Pulisic: Dua të shënoj më shumë gola, nëse luajmë mirë kundër Napolit dhe Juventusit… appeared first on Telesport.