Milani i Allegrit zbavitet dhe kualifikohet në Kupë me golat e sulmit. Mbrojtja prej 4 ndeshjesh radhazi pa pësuar (VIDEO)

Milani arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Lecces në raundin e dytë të Kupës së Italisë, duke treguar forcë dhe efikasitet në “San Siro”, edhe pse me pak rotacion duke lene ne stol Modric, Fofana, Pulisic, Gabbia dhe Estupinan.

Ndeshja u lehtësua për kuqezinjtë pas kartonit të kuq të hershëm për Jamil Siebert në minutën e 18-të, që i hapi rrugë dominimit të plotë. Santiago Gimenez shënoi golin e parë pas një harkimi të saktë nga Bartesaghi, ndërsa Christopher Nkunku realizoi me stil karakteristik për të dyfishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, Christian Pulisic, sapo i futur në lojë, vulosi rezultatin me golin e tretë pas një asisti nga Fofana. Debutimet e Koni De Winter dhe Nkunku u shoqëruan me paraqitje premtuese (si titullarë)

Kuqezinjte, të cilët goditën shtyllën dhe traversën disa herë gjatë ndeshjes, treguan një potencial të madh ofensiv dhe tani do të përballen me Lazion më 3 dhjetor në raundin e 16-tave. Sakaq, fundjava i gjen ndaj Napolit ne San Siro. Skuadra e Allegrit tashme ka 4 ndeshje radhazi me porten e paprekur  dhe 5 ne total nga 6 ndeshje te luajtura mes Serie A dhe Kupes.

GOLI I GIMENEZ – VIDEO

VIDEO E GOLIT – NKUNKU

VIDEO E GOLIT – PULISIC

The post Milani i Allegrit zbavitet dhe kualifikohet në Kupë me golat e sulmit. Mbrojtja prej 4 ndeshjesh radhazi pa pësuar (VIDEO) appeared first on Telesport.