Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

Virgil van Dijk, tashmë 34 vjeç, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027, por ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.

Mediat spanjolle raportojnë se Van Dijk është “fiksimi” i madh i Diego Simeone-s për të përforcuar mbrojtjen e Atletico Madridit, e cila ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni.

Pavarësisht moshës së madhe së lojtarit, Diego Simeone është i bindur se përvoja dhe aftësia e tij si lider do e ndihmonin shumë Atletico-n. Pas përballjes mes dy ekipeve në Champions, ku Liverpool fitoi në fund 3-2 në “Anfield”, Van Dijk nuk hezitoi të shprehte publikisht admirimin e tij për Diego Simeone-n dhe karakterin e ekipeve të tij, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një transferim në Madrid në fund të këtij sezoni.

The post Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar appeared first on Telesport.