Paul Scholes ka goditur Marcus Rashford për sjelljen e treguar gjatë periudhës te Manchester United, edhe pse e pranoi talentin e tij. Ish-mesfushori tha: “Nuk ka dyshim për talentin që ka ai djalë, është i jashtëzakonshëm… Goli i dytë (kundër Newcastle) ishte fantastik. Megjithatë, e pata shumë të vështirë të ndihesha i lumtur për të. Kryesisht për shkak të qëndrimit të tij te Manchester United”.
Scholes rikujtoi se Rashford u largua mes përplasjeve me Rúben Amorim, duke e akuzuar për mungesë përkushtimi: “Kur iku, mendova se ishte një turp për Manchester United… Në fakt, mendoj se ai e braktisi klubin. Dhe nëse e bën një herë, do ta bëjë sërish”.
Scholes pati edhe një paralajmërim për kohën e tij te Barcelona: “Nuk do të mbijetojë gjatë te Barcelona. Edhe ndaj Newcastle u pa se nuk donte të kthehej pas për ta ndihmuar skuadrën”.
The post Scholes kritikon Rashford: Nuk lumturohem dot për të, e di qëndrimin e tij te Manchester United appeared first on Telesport.










