Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele

Ousmane Dembélé ndau me 18 milionë ndjekësit e tij në Instagram gëzimin për fitimin e “Topit të Artë”: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!” Mes mijëra urimeve, spikati ai i Lionel Messit, ish-shokut të tij te Barcelona (2017–2021): “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”.

Messi, fitues i 8 “Topave të Artë”, ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë me Dembélé. Francezi tregoi se këshillat e tij ishin vendimtare: “Që nga dita e parë pata marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe më jepte shumë këshilla. E kuptonte instinktivisht për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i madhi, një lojtar që më frymëzon”.

Ousmane Dembélé ka zbuluar këshillën vendimtare që mori nga argjentinasi gjatë kohës së përbashkët te Barcelona: “Messi më tha të isha serioz nëse doja t’i arrija ëndrrat e mia. Pas asaj, nisa të vëzhgoja dhe mësoja nga gjithçka që ai bënte në fushë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll dhe teksti që thotë "o.dembele7 Comments 38m leomessi Grande Ous!!! Felicidades me alegro mucho por vos. Te lo merecés Reply See Translation View 972 more replies 40.3K"

The post Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele appeared first on Telesport.