Arsenal nuk ka arritur të fitojë sfidën përballë Brighton në stadiumin ‘Emirates’, raporton Fokusi.info.
Ishte sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang, ai i cili shënoi në minutën e 9-të nga penalltia pë rezultatin 1 – 0.
Mirëpo, ishte Glenn Murray, ai i cili shënoi në minutën e 61-të nga penalltia barazoi rezultatin në 1 – 1, i cili doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Arsenal i duhej patjetër fitorja në këtë ndeshje, për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve që aktualisht ka pak shpresa, pasi gjendet në vendin e pestë me 67 pikë, tre më pak se Tottenhami që mban pozitën e katërt, por ka një gol-dallim dukshëm më të mirë se ‘Gunners’.
Por, Arsenali tashmë me shumë gjasa do mundohet ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëpërmjet triumfit në Europa Ligë.
Kurse, Brighton e siguroi javën e kaluar mbetjen në Premier Ligë edhe për një sezon./Fokusi.info/
https://streamable.com/y1vv1
a