Peci e humb debatin e radhës përballë Arian Tahirit: Po tregohesh i painformuar për Mitrovicën

Faton Peci premton se do ta ndërtojë çerdhen në Shipol, Arian Tahiri i reagon: Po tregohesh i painformuar për Mitrovicën, sepse këtë javë do të lëshohet çerdhja e re në Shipol

Dy kandidatët për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci dhe Arian Tahiri, kanë replikuar rreth çështjes së çerdhes në Shipol.

Peci premtoi se do ta ndërtojë çerdhen në këtë lagje, por Tahiri ia kundërshtoi deklaratën duke thënë se ai po tregohet sërish i painformuar për Mitrovicën, pasi tha se çerdhja është ndërtuar dhe pritet të lëshohet për përdorim këtë javë.

Sipas Tahirit, Peci doli sërish i painformuar për zhvillimet në qytet.