Paris Saint-Germain është kurorëzuar me çmimin Klubi i Vitit për Meshkuj në ceremoninë madhështore të Topit të Artë 2025, një vlerësim që nderon arritjet e jashtëzakonshme të klubit gjatë sezonit 2024–25. Ky sukses konfirmon dominimin e PSG-së në skenën e futbollit evropian dhe botëror.
Skuadra franceze realizoi një tripletë historike, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, duke shënuar një sezon të papërsëritshëm dhe duke hyrë në radhën e klubeve më të mëdha që kanë arritur këtë sukses.
Në fushë, lojtarë si Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma ishin vendimtarë, duke dhënë vazhdimisht paraqitje të jashtëzakonshme.
Sakaq, hidherimi erdhi nga “Velodrome”, aty ku Marseille e De Zerbit mundi PSG-në në shtëpi, 14 vjet nga hera e tyre e fundit… Vendosi goli i Nayef Aguerd ne pjesen e pare. Ndeshja u zhvillua sot pasi dje u shty shkak koha e keqe dhe shiu i rrembyeshem.
Kujtojmë që Neves dhe Doue munguan pasi jane ne Ceremonin e Topit te Arte kurse Dembele, gjithashtu ne Topin e Arte, eshte i demtuar.
The post Marseille thyen mallkimin 14 vjeçar në natër kur PSG u shpall Ekipi i Vitit 2025 (VIDEO) appeared first on Telesport.