Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa sekuenca të dëshmitarit të Prokurorisë së Hagës, Agim Idrizit, i cili ankohej në Gjykatën Speciale për humbjen e mëzatit dhe lopës.
Në videon e publikuar nga Edi Rama, Agim Idrizi fillimisht tregon se ka vjedhur drunjtë në mal e pastaj ankohet për humbjen e mëzatit dhe lopës.
Kryeministri i Shqipërisë e ka vënë një përshkrim mbi video duke thënë “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit😡😳😱🤯🫣🤮”.
VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/17Lrap4qmF/?mibextid=wwXIfr