Pasi dështoi në momentet e fundit transferimi i Marc Guehi nga Crystal Palace te Liverpool, qendërmbrojtësi anglez ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha si Bayern, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Juventus, Inter etj.
Duke ditur që mbrojtësi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace, prandaj interesi për të është kaq i madh.
Megjithatë, sipas asaj që raporton “Football Insider”, Bayern dhe Barcelona iu kanë paraprirë ekipeve të tjera dhe e duan qendërmbrojtësin anglez që në merkaton e janarit. Ende nuk dihet sa do jetë shuma që do kërkojë Crystal Palace, por duke ditur që lojtari mund të largohet falas pas 6 muajsh, mendohet të jetë një shumë rreth 20-25 milionë euro.
The post Barcelona dhe Bayern nuk presin dot verën, e duan yllin e Premier League që në janar appeared first on Telesport.