Mike Maignan duket se do të largohet nga Milan në merkaton e janarit ose në verën e ardhshme. Edhe pse fillimisht palët ranë dakord për rinovimin e kontratës, tani çdo gjë ka mbetur pezull dhe Mike Maignan është drejt largimit nga kuqezinjtë.
Largimi i francezit mund të ndodhë në merkaton e janarit, në rast se drejtuesit kuqezi nuk duan ta humbin përfundimisht si lojtar të lirë. Në rast se nuk vjen një ofertë e mirë në janar, atëherë Mike Maignan do të largohet në verë, kur i mbaron edhe kontrata.
“Calciomercato” raporton se drejtuesit kuqezi kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Mike Maignan dhe ai është Guillaume Restes, portieri i ri i Toulouse, i cili edhe pse është vetëm 19 vjeç, konsiderohet si një nga portierët më të mirë të momentit në Francë dhe më gjerë.
Dy alternativa të tjera për portën po ashtu janë edhe Elia Caprile, portieri i Cagliari-t dhe Zion Suzuki, portieri i Parmës, por objektivi kryesor është padyshim francezi Guillaume Restes.
The post Mike Maignan drejt largimit, Milan gjen për portën një tjetër francez appeared first on Telesport.