Edhe pse shpenzoi mbi 500 milionë euro merkaton e kësaj vere, Liverpool po mendon sërish për përforcime të tjera. “TEAMtalk” raporton se Liverpool po mendon të riformatojë komplet repartin e mesfushës dhe ka piketuar 3 lojtarët e duhur për ta bërë këtë gjë.
I pari në listë është mesfushori i Stuttgart, 24-vjeçari Angelo Stiller, për të cilin është përfolur edhe për një interesim nga Real Madrid dhe Bayern. Një tjetër objektiv i Liverpool është edhe Adam Wharton, mesfushori i ri i Crystale Palace, i konsideruar si “Pirlo i Blackburn”, i cili është një nga emrat e rinj që po ndiqet më shumë aktualisht nga klubet e mëdha, por dëshira e tij mesa duket është t’i bashkohet ekipit të Arne Slot.
Objektivi i tretë është Carlos Baleba, mesfushori kamerunas i Brighton, një tjetër emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha. Brighton kërkon mbi 100 milionë euro për 21-vjeçarin.
The post 3 top transferimet që Liverpool ka piketuar për vitin 2026 appeared first on Telesport.