Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për polakun.
Një nga emrat “big” për të cilin interesohet Barcelona është Erling Haaland. “Football Insider” raporton se drejtuesit e Man. City kanë vendosur shifrën 150 milionë paundë për çdo ekip që interesohet për sulmuesin norvegjez.
Barcelona ka treguar interes të vazhdueshëm për Haaland, megjithëse për momentin, gjithçka mbetet spekulative. Një tjetër emër “big” që është përfolur si pasuesi ideal i Lewandowski-t është edhe Julian Alvarez, i cili po ashtu kushton mbi 100 milionë euro.
Deri verën e ardhshme do ketë edhe emra të tjerë të njohur që do përfliten, por për momentin duket e vështirë që klubi katalanas të bëjë një transferim mbi 100 milionë euro, duke ditur gjendjen e tyre financiare jo shumë të mirë.
The post Barcelona mëson çmimin që duhet të paguajë nëse do që të transferojë Haaland appeared first on Telesport.