Real Madrid nën drejtimin e Xabi Alonso e ka nisur shumë mirë këtë sezon, duke marrë katër fitore rresht në La Liga dhe një në Champions League. Në një intervistë të fundit pas fitores 2-0 ndaj Espanyol, Xabi Alonso ka zbuluar lojtarin i cili e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid.
“Alvaro Carreras me ka befasuar më shumë. Është për t’u habitur sa shpejt është përshtatur në pozicionin e tij. Bën shumë pak gabime, ka një mentalitet fituesi dhe më ka bërë shumë përshytpje personaliteti i tij”, tha Alonso.
Kujtojmë që Alvaro Carreras u transferua gjatë merkatos së kësaj vere për 50 milionë euro nga Benfica. 22-vjeçari mbulon krahun e majtë dhe deri tani ka treguar që nuk ka konkurrencë.
The post Xabi Alonso zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid appeared first on Telesport.