Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, mesfushori i njohur pranon t’i bashkohet “Zonjës”

“Tuttosport” raporton se Juventus po planifikon të bëjë një rikthim të bujshëm në Serie A. Bardhezinjtë po punojnë për rikthimin e Sergej Milinkovic-Savic, si një përforcim shtesë për repartin e mesfushës.

Kontrata e mesfushorit serb me Al-Hilal mbaron në fund të qershorit të vitit 2026 dhe sipas raportimit në fjalë, ai ka dhënë “ok” për një rikthim në Serie A, këtë herë për të veshur fanellën e Juventusit.

Pengesa e vetme që duhet zgjidhur deri në qershor është dakordësia për pagën, mesfushori serb duhet të pranojë një ulje të rrogës në rast se dëshiron të transferohet te Juventus.

Në anën tjetër, ardhja e tij, që do jetë falas, shikohet si një përforcim i madh për mesfushën, duke i dhënë mundësinë trajnerit Tudor të ketë një lojtar me përvojë dhe i aftë të luajë në një mesfushë me 3, 4 ose 5 lojtarë.

The post Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, mesfushori i njohur pranon t’i bashkohet “Zonjës” appeared first on Telesport.