“Do ta shohësh”, e dashura e Martinelli-t bëri parashikimin e bujshëm

Partnerja e yllit të Arsenal-it, Gabriel Martinell-i, Isabella Ruosso, ka zbuluar mesazhin që i dërgoi yllit brazilian përpara ndeshjes kundër Manchester City.

Ajo po i përgjigjej lojtarit, i cili e kishte informuar për vendimin e Mikel Arteta-s për ta lënë në stol për ndeshjen në Emirates.

Në Instagramin e saj, Isabella postoi një foto të ekranit të televizorit të saj me Martinelli-n duke festuar dhe shtoi një screenshot të mesazhit të saj drejtuar tij.

Lojtarit të Arsenalit iu dërgua një mesazh inkurajues nga partnerja e tij, e cila parashikoi se ai do të shënonte një gol në pjesën e dytë:

“Do të luash kundër këmbëve të lodhura në pjesën e dytë dhe do të shënosh një gol, do ta shohësh”.

Martineelli shënoi golin e barazimit në fund për të ndihmuar ekipin e Arteta-s të merrte një pikë pasi ishin 1-0 në disavantazh pas një goli nga Erling Haaland në pjesën e parë.

The post “Do ta shohësh”, e dashura e Martinelli-t bëri parashikimin e bujshëm appeared first on Telesport.