Allegri për rikthimin e Leaos: Absolutisht jo ndaj Lecce, do ta vlerësojmë të premten

Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Lecce, ka folur rreth përgatitjeve të Milanit. Trajneri kuqezi nuk do të jetë në stol për shkak të pezullimit: “Kjo është një ndeshje eliminimi, pa kohë shtesë, nuk duam të shkojmë te penalltitë. Fitoret nuk janë kurrë të lehta, duhet të kemi qasjen e duhur.”

Për Nkunku: “Ai ndihet më mirë dhe mund ta nisë titullar. Kjo është mundësi për të parë ata që kanë luajtur më pak dhe kaluar në turin tjetër”. Rreth rikthimit të Leao: “Në këtë ndeshje, absolutisht jo. Do ta vlerësojmë të enjten dhe të premten për ndeshjen ndaj Napolit”.

Për përvojën e tij si trajner nga tribuna: “E përjeton ndryshe kur e shikon ndeshjen nga tribuna. Shpresoj të jetë hera e fundit, sepse nuk mund ta përsëris sërish”.

The post Allegri për rikthimin e Leaos: Absolutisht jo ndaj Lecce, do ta vlerësojmë të premten appeared first on Telesport.