Sipas “Sportmediaset”, Liverpool dhe Manchester United janë gati të bëjnë gjithçka për të siguruar qendërmbrojtësin brazilian të Juventusit. Bremer, pas një starti sezoni të shkëlqyer, është kthyer menjëherë në shtyllën e mbrojtjes së bardhezinjve, e cila pa të u pa në vështirësi në Veronë.
Dy gjigantët anglezë e kanë prioritet absolut në merkato dhe, me fuqinë e tyre financiare, mund ta bindin si Juven, ashtu edhe lojtarin. Nga ana tjetër, drejtuesit bardhezinj synojnë të rezistojnë, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij në ekuilibrat e ekipit.
Pas 4 ndeshjesh radhazi mes Serie A dhe Champions-it, braziliani Bremer është parë i rraskapitur në stërvitje, pas sfidës me Veronën, duke u shtrirë në fushë. Për fat, sipas TMW, bëhet fjalë vetëm për lodhje fizike, por situata do të monitorohet ditët në vijim. A do të arrijë Premier League ta shkëpusë “murin” e Juves? Koha do ta tregojë.
The post Dy gjigantët e Premier League hidhen në “sulm” për “murin” e Juventusit appeared first on Telesport.