E BUJSHME ndaj Spanja: Vinicius mund të largohet nga Real Madridi në janar

Edhe pse Real Madridi vazhdon të fitojë dhe është lider në La Liga, marrëdhënia me Vinicius nuk po përmirësohet. Reagimet e dukshme të brazilianit kur u zëvendësua nga Xabi Alonso ndaj Espanyol, të shtunën e fundit, kanë rikthyer vëmendjen tek e ardhmja e tij në klub.

Me kontratë deri në qershor 2027, vera e 25-vjeçarit brazilian ishte e trazuar për rinovimin, proces i bllokuar kryesisht nga kërkesat ekonomike të sulmuesit, i cili kërkon pagë të barabartë me Kylian Mbappé, megjithë performancën jo të pritshme të sezonit të kaluar. Me të ardhmen e pasigurt, Vinicius nuk konsiderohet më një nga shtyllat e Real Madridit dhe mund të largohet në merkaton dimërore, nëse situata nuk ndryshon.

Kjo u raportua në programin “El Chiringuito”: “Nëse situata vazhdon kështu, mundësia që Vinicius Jr. të mos vazhdojë në janar është reale. Nëse deri në janar ai nuk ndihet një lojtar i rëndësishëm, do të ndodhin ndryshime. Dhe nëse jo në janar, në verë nuk besoj se Vinicius do të qëndrojë te Real Madridi”.

The post E BUJSHME ndaj Spanja: Vinicius mund të largohet nga Real Madridi në janar appeared first on Telesport.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.