Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht

Fati dhe futbolli bëjnë të njëjtin lojë… Dita më e rëndësishme e futbollit francez, klasikja PSG-Marseille, përplaset me gala-në e “Topit të Artë”. Përmbytjet në jug të Francës e shtynë ndeshjen për ditën tjetër, pikërisht kur nis ceremonia në “Théâtre du Châtelet”.

PSG-ja nuk e pranoi këtë vendim, duke kërkuar të luante në orën 15:00, por LFP dhe Marseille refuzuan, duke mbrojtur tifozët dhe rregullat (artikulli 548: ndeshjet e shtyra luhen të nesërmen). Dembélé, i dëmtuar, nuk udhëton në Marseille dhe do të jetë i pranishëm në gala. Lojtarë si Vitinha, Achraf, Kvaratskhelia apo Fabián do të jenë në fushë, ndërsa në Paris do të vendoset fituesi i çmimit.

Në orën 20:00, ultrasit e PSG-së do të mblidhen pranë “Théâtre du Châtelet” për të festuar mundësinë e marrjes së “Topit të Artë” nga Dembélé. Fituesi do të zbulohet në orën 22:55, pra 55 minuta pas përfundimit të klasikes franceze në “Velodrome”. Një ditë intensive në Francë, e përqendruar në dy ngjarje që paralizojnë vendin një herë në vit.

The post Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht appeared first on Telesport.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.