Marcus Rashford u la jashtë formacionit titullar të Barcelonës ndaj Getafe, pasi arriti dy minuta me vonesë në mbledhjen para ndeshjes. Hansi Flick kishte planifikuar që sulmuesi anglez, i cili sapo kishte shënuar dy gola ndaj Newcastle në Champions, të ishte titullar. Në vend të Rashford, trajneri gjerman aktivizoi Ferran Torres, që shënoi dy gola.
Sipas “Daily Sport”, Rashford “u përjashtua për vonesën në mbledhjen e ekipit, të dielën në mëngjes, gjatë seancës teorike një orëshe para ndeshjes”. Ai u vonua vetëm dy minuta, pasi duhej të plotësonte informacionet elektronike që klubi kërkon çdo ditë. Rregulli i Flick është i qartë; cilido që vonohet nuk mund të jetë titullar.
Raphinha, Koundé dhe Iñaki Peña kanë qenë të penalizuar më parë për të njëjtën arsye. Megjithatë, Rashford hyri pas pushimit të dy pjesëve, zëvendësoi Raphinha dhe asistoi golin e Dani Olmos, duke e ndihmuar Barcelonën të fitonte 3-0. Nuk është hera e parë që Rashford ka probleme të tilla; më 2022 u vonua në mbledhjen e Manchester United për shkak se mbeti në gjumë.
The post U vonua vetëm 2 minuta, Flick e hoqi Rashford nga formacioni titullar ndaj Getafe appeared first on Telesport.