Demetrio Albertini, ish-mesfushori i “Djallit” për 13 sezone, komentoi mesfushën kuqezi: “Milani ka një nga mesfushat më të forta në kampionat, rivalizon vetëm me Napolin. Tek Allegri ndoshta mungon diçka në sulm, por mesfusha ka gjetur ekuilibrin e duhur mes të rinjve dhe veteranëve. Me veteranë nënkuptoj padyshim sidomos kampionin e madh që quhet Modric”.
Për performancën e kroatit: “Modric i ka dhënë qetësi dhe siguri grupit. Vetëm një kampion i madh në atë rol mund të bëjë që shokët e skuadrës të performojnë mbi pritshmëritë. Me Luka gjithçka është më e lehtë, si për të rinjtë, ashtu edhe për senatorët”.
Një anallogji me Pirlon: “Krahasimi qëndron, të dy janë gjysmëpika që gjatë karrierës kanë tërhequr fijet e skuadrës. Të dy kanë vënë cilësinë e tyre në shërbim të ekipit. Pirlo ndryshoi futbollin në atë rol, tani Milan ka një tjetër kampion para mbrojtjes”.
The post Albertini “bekon” Milanin: Vetëm Napoli ka një mesfushë kaq të fortë, Modric si Pirlo appeared first on Telesport.