José Mourinho është rikthyer në stolin e Benfica, aty ku nisi karrierën e tij si trajner, por kontrata e tij e re ka shkaktuar polemika të mëdha në Portugali. “Special One” firmosi për dy sezone, vetëm pak javë pas shkarkimit nga Fenerbahçe. Sipas disa mediave vendase, ai do të përfitojë 16 milionë euro bruto këtë sezon dhe 18 milionë sezonin e ardhshëm.
Informacion që Benfica e ka mohuar, por që vazhdon të nxisë debat. Ajo që është e konfirmuar, sipas “Marca”, është një klauzolë e veçantë: brenda 10 ditëve pas ndeshjes së fundit të këtij sezoni, si klubi, ashtu edhe trajneri mund të vendosin të mos e vazhdojnë bashkëpunimin. Nëse ndodh, Benfica duhet të paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim.
Përtej polemikave, Mourinho debutoi me një fitore bindëse 0-3 ndaj AVS, falë golave të Sudakov, Pavlidis (penallti) dhe Ivanovic. Në pankinë, Mourinho u pa i qetë, ndryshe nga imazhi i zakonshëm, por mbetet për t’u parë si do të reagojë në sfidat më të vështira.
The post Kontrata e Mourinhos me Benfica shkakton polemika të forta në Portugali appeared first on Telesport.