E veja e Charlie Kirk: E fal vrasësin

Në një fjalim emocional në një shërbim publik përkujtimor në Glendale, Arizona, e veja e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk tha se e fal burrin e akuzuar për vrasjen e burrit të saj.

“Burri im donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën”, tha Erika Kirk para një stadiumi të mbushur plot.

“Atij burri, atij të riu, e fal. E fal sepse Krishti e bëri dhe sepse Charlie do ta bënte.”

Turma në stadium u ngrit më pas në këmbë dhe duartrokiti.