Ish-mbrojtësi zikaltër, Ivan Ramiro Cordoba, kujtoi sezonin historik 2009-2010 nën drejtimin e José Mourinhos, kur Interi fitoi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Champions League: “Tripleta? Është diçka speciale që do ta mbajmë me vete gjithë jetën.
Ishte e para dhe askush nuk mund ta fshijë. Jam krenar që e arrita dhe bëra histori me Interin. Shpresoj që një ditë të vijë një tjetër tripletë, do ishte bukur për të gjithë tifozët zikaltër”.
Cordoba kujtoi se sezonin e kaluar, Interi shkoi më afër se kurrë tripletës, pas atij sezoni legjendar, për ta përsëritur suksesin, duke luftuar për titullin deri në fund përballë Napolit, u ndal në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit dhe humbi finalen e Champions-it kundër PSG-së.
The post Interi, urimi i Cordoba: Tripleta? Shpresoj që herët a vonë të vijë një tjetër appeared first on Telesport.