Mbështetësit mbushin stadiumin për përkujtimoren e Charlie Kirk

Miqtë dhe udhëheqësit konservatorë e quajtën vazhdimisht Charlie Kirk një martir të dielën gjatë një shërbimi përkujtimor.

Presidenti Trump dhe Zv/presidenti JD Vance ishin të pranishëm dhe pritej të flisnin në fund të programit që kujtonte aktivistin që u vra më pak se dy javë më parë.

Folësit politikë dhe fetarë iu drejtuan turmës që mbushi stadiumin ku luajnë Arizona Cardinals, në periferi të Phoenix, në Glendale.

Personazhe konservatorë dhe anëtarë të administratës Trump iu bashkuan turmës së mbushur me dhjetëra mijëra mbështetës që brohorisnin dhe qanin, në një ngjarje që synonte si të festonte Z. Kirk, ashtu edhe të mobilizonte një lëvizje politike në emrin e tij.