“Çmenduri”! Liverpool kërkon t’i “vjedhë” Man. United yllin 120 milionë eurosh

Sikur të mos mjaftonin 500 milionë euro që Liverpool shpenzoi merkaton e kësaj vere, klubi i kuq po punon për një tjetër transferim të bujshëm për merkaton e ardhshme.

“TeamTalk” raporton se objektivi i radhës i Liverpool është mesfushori i ri i Brighton, Carlos Baleba. Për kamerunasin ka pasur një interes të madh nga disa klube gjigante, sidomos nga Manchester United, gjatë merkatos së fundit, por shifra 100 milionë euro e kërkuar nga Brighton është bërë pengesë.

Megjithatë, sipas raportimit në fjalë në merkaton e janarit ose maksimumi në atë të verës së ardhshme, Liverpool do tentojë transferimin e Baleba për shifrën 120 milionë euro.

Prej kohësh, Baleba ka qenë një objektiv madhor i Manchester United, por ndërkohë që “Djajtë” janë në dyzim për të paguar apo jo shifrën e kërkuar nga Brighton, Liverpool i shton edhe 20 milionë euro të tjera shumës fillestare që ka vendosur ekipi aktual i mesfushorit kamerunas.

The post “Çmenduri”! Liverpool kërkon t’i “vjedhë” Man. United yllin 120 milionë eurosh appeared first on Telesport.