Klubi italian ka një presidente 23-vjeçare! “Përgjegjësi dhe mundësi e madhe për mua”

Italia është gjithmonë vendi i historive të bukura dhe të rralla!

Klubi i Serie C, Ternana, është zyrtarisht pronë e familjes Rizzo, që do të thotë se 23-vjeçarja Claudia Rizzo, vajza e biznesmenit të famshëm Gianluigi Rizzo, është presidentja e re e klubit.

Në rolin e ri, ajo sigurisht që u bë lajm në Itali dhe mbajti konferencën e saj të parë për shtyp.

“Gjithmonë kam qenë tifoze e madhe e Ternanës. Më është sugjeruar që të marr përsipër pozicionin e presidentit. Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi e madhe. Jam e sigurt se klubi do të ecë përpara”, tha Claudia.

The post Klubi italian ka një presidente 23-vjeçare! “Përgjegjësi dhe mundësi e madhe për mua” appeared first on Telesport.