Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic

Dusan Vlahovic e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Sulmuesi serb është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes tyre, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se në garë për të nënshkruar me sulmuesin serb janë tre klube të mëdha: Atletico Madrid, Barcelona dhe Man. Uited. Të treja këto klube kanë pasur interes prej kohësh për Vlahovic, por duke ditur që ai do largohet falas verën që vjen, interesimi sa vjen e rritet më shumë.

Edhe pse gjatë merkatos së fundit u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Vlahovic te Milan, në fund nuk ndodhi. Problemi i vetëm është rroga e madhe e Vlahovic 12 milionë euro në sezon, e cila nuk përballohet dot nga kuqezinjtë.

The post Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic appeared first on Telesport.