Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Chelsea në “Old Trafford”, në supersfidën e javës së pestë në Premier League. Chelsea e nisi shumë keq takimin, ku mbeti me një lojtar më pak vetëm pas 5 minutash lojë. Portieri Robert Sanchez ndërhyri keq ndaj Bryan Mbeumo jashtë zonës së rreptësisë, arbitri e ndëshkon me karton të kuq.
Estevao skarifikohet për portierin e dytë, Jorgenesen, i cili mori vendin e Sanchez. Enzo Maresca bëri edhe dy zëvendësime të tjera të shpejta, Adarabioyo në vend të Pedro Neto dhe Andrey Santos në vend të Palmer.
Goli i parë për “Djajtë” do të vinte në minutën e 13-të, Mazraoui kroson në zonë, Dorgu godet me kokë, Bruno Fernandes e shtyn në rrjetë.
Në minutën e 36-të, Casemiro do të dyfishonte shifrat. Pas një rrëmuje në zonë, braziliani do të shënonte me kokë. Në minutën e 50-të, Casemiro do të bëhej sërish protagonist, por këtë herë për keq. Braziliani ndëshkohet për herë të dytë në pak minuta me karton të verdhë dhe lë fushën e lojës. Pjesa e parë mbyllet në avantazh të dyfishtë për Man. United.
Reagimi i “Bluve” do të vinte në minutën e 80-të, ku Trevoh Chalobah shënoi me kokë pas krosimit perfekt të të zakonshmit Reece James. Me gjithë tentativat e londinezëve për të barazuar shifrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Man. United fitoi 2-1 dhe falë kësaj fitoreje, Ruben Amorim “shpëton” stolin, të paktën edhe për disa kohë…
The post Man. United fiton supersfidën ndaj Chelsea-s, Ruben Amorim “shpëton” stolin (video) appeared first on Telesport.