Juventus zhgënjen ndaj Veronës, Zhegrova futet në fund (video)

Juventus ka marrë barazimin e parë për këtë sezon në Serie A, pas 3 fitoreve rresht. Bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë ndaj Veronës.

Francisco Conceicao zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të, portugezi shënoi me një goditje të bukur plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në fund të pjesës së parë, Joao Mario prek topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, arbitri jep 11-metërsh. Gift Orban tregohet i saktë nga penalltia, pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1.

Në minutën e 67-të, i gjithë stadiumi “Marc’Antonio Bentegodi” ngrihet në këmbë, Verona shënon golin e dytë me Serdar, por festa do zgjaste shumë pak. Mesfushori me origjinë turke ishte në pozicion të parregullt loje sipas VAR, ndaj dhe goli u anullua.

Përsa i përket Edon Zhegrovës, ylli dardan u fut në fushë në minutën e 83-të në vend të Joao Mario. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1.

SHIKOGOLAT

The post Juventus zhgënjen ndaj Veronës, Zhegrova futet në fund (video) appeared first on Telesport.