Manchester United-Chelsea është kryesfida e javës së pestë në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për Man. United.
Chelsea e nisi shumë keq takimin, ku mbeti me një lojtar më pak vetëm pas 5 minutash lojë. Portieri Robert Sanchez ndërhyri keq ndaj Bryan Mbeumo jashtë zonës së rreptësisë, arbitri e ndëshkon me karton të kuq. Estevao skarifikohet për portierin e dytë, Jorgenesen, i cili mori vendin e Sanchez.
Goli i parë për “Djajtë” do të vinte në minutën e 13-të, Mazraoui kroson në zonë, Dorgu godet me kokë, Bruno Fernandes e shtyn në rrjetë.
Në minutën e 36-të, Casemiro do të dyfishonte shifrat. Pas një rrëmuje në zonë, braziliani do të shënonte me kokë. Në minutën e 50-të, Casemiro do të bëhej sërish protagonist, por këtë herë për keq. Braziliani ndëshkohet për herë të dytë në pak minuta me karton të verdhë dhe lë fushën e lojës. Pjesa e parë mbyllet në avantazh të dyfishtë për Man. United.
The post Sanchez “tradhton” Chelsea-n pas 5 minutahs lojë, Man. United e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.