Real Madrid merr fitoren e pestë radhazi, vendosin dy supergola ndaj Espanyol (video)

Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj katalanasve të Espanyol në “Santiago Bernabeu”, duke marrë fitoren e pestë radhazi në La Liga. Në minutën e 22-të, ishte Eder Militao që zhbllokoi rezultatin me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për madrilenët, e dyta nis direkt me gol. Kylian Mbappe dyfishon shifrat me një gol fantastik po nga distanca, pas asistit të Vinicius Junior.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Real Madrid fiton 2-0 dhe kalon presionin te Barcelona. Aktualisht madrilenët kryesojnë me 15 pikë, katalanasit ndjekin me 10 pikë, por presin nesër Getafe-n.

SHIKOGOLAT

The post Real Madrid merr fitoren e pestë radhazi, vendosin dy supergola ndaj Espanyol (video) appeared first on Telesport.