Harry Kane i jashtëzakonshëm, Bayern Munich me fitore bindëse ndaj Hoffenheim (video)

Bayern Munich ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë, duke fituar 1-4 në transfertë ndaj Hoffenheim. Protagonisti kryesor i ndeshjes, Harry Kane me 3 gola të shënuar.

Goli i parë i bavarezëve erdhi në fund të pjesës së parë pas një skeme fantastike, Lennart Karl, pason ultas nga goditja e këndit, Harry Kane dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.

Në fillim të pjesës së dytë, goditja e Sacha Boey ndalet me dorë brenda zonë snga lojtari kundërshtar. Harry Kane tregohet i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 69-të, Kim Min-Jae dëmtohet dhe në vend të tij dutet Dayot Upamecano.

Në minutën e 75-të, Olise pengohet brenda zonës, arbitri pasi sheh pamjet në ekran, jep sërish penallti për bavarezët. Sërish harry Kane tregohet i saktë.

Vladimir Coufal shënon golin e nderit për vendasit në minutën e 82-të, pas ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit. Dyshja e Kosovës, Leon Avdullahu dhe Fisnk Asllani e nisën si titullar dhe u zëvendësuan në 10 minutat e fundit. Serge Gnabry vulosi fitoren 1-4 për Bayern me golin e tij në minutën e fundit shtesë.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera, Augsburg-Mainz 1-4, Hamburger-Heidenheim 2-1, Werder Bremen-Freiburg 0-3.

The post Harry Kane i jashtëzakonshëm, Bayern Munich me fitore bindëse ndaj Hoffenheim (video) appeared first on Telesport.