Klinë: Plagoset një person nga një plumb qorr

Një banor i Klinës ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një plumb qorr, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë së axhës së tij në fshatin Pogragjë.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje. I lënduari fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejshëm.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.