Real Madrid mjaftohet me një supergol në pjesën e parë ndaj Espanyol (video)

Real Madrid po përballet me Espanyol në “Santiago Bernabeu”, për javën e pestë në La Liga. Madrilenët e kanë mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë, ku vendosi supergoli i Eder Militaos.

Mbrojtësi braziliani shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 22-të, duke “shkundur” rrjetën e portës së Espanyol. Në minutat në vazhdim nuk pati ndonjë gjë të jashtëzakonshme, pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në rast se po pyesni veten pse lojtarët e Real Madridit mbajnë në krahë shiritë në ngjyrë vjollcë sot, kjo është për të përkujtuar Ditën Botërore të Alzheimerit.

SHIKOGOLIN

The post Real Madrid mjaftohet me një supergol në pjesën e parë ndaj Espanyol (video) appeared first on Telesport.