Në orët e fundit në ditën e fundit të afatit të merkatos më 1 shtator, Marc Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpool, por Crystal Palace refuzoi në momentet e fundit.
Qendërmbrojtësi anglez është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace dhe në fund të këtij sezoni, ai do të largohet si lojtar i lirë.
Ekipi i ri do jetë Liverpool? Jo, sipas asaj që raporton “Mirror Sport”, Guehi ka lajmëruar përfaqësuesit e tij se dëshiron të transferohet te Real Madrid. Përveç Liverpool-it, për anglezin ka pasur interes të madh edhe nga Barcelona edhe Real Madrid, por mesa duket Guehi ka zgjedhur pikërisht “Los Blancos”.
Pas Ibrahima Konate, Real Madrid duket se ka siguruar një tjetër përforcim të madh për qendrën e mbrojtjes dhe mbi të gjitha falas.
The post Marc Guehi “tradhton” Liverpool-in, anglezi zgjedh gjigantët e La Ligës appeared first on Telesport.