Ministria e Mbrojtjes e Estonisë ka zbuluar rrugën e fluturimit të tre avionëve luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit.
“Shkelja” ndodhi mbi Gjirin e Finlandës, në veri të kryeqytetit Talin, thanë nga Ministria e Mbrojtjes.
Aty shpjegohej se MiG-31-shët ruse fluturuan “paralelisht me kufirin shtetëror nga lindja në perëndim”.
Ata hynë më pak se 10 km në hapësirën ajrore të Estonisë./Klankosova.tv