Behrami: Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin, me vetëdije po jetëson një doktrinë serbe

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti tani është duke e imituar sjelljen e Serbisë.

“Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia. Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive! Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë. Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë. Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin. Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!”, ka shkruar Behrami.