Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një burrë është rrëmbyer nga tre persona në Prishtinë.
Policia ka treguar se viktima është dërguar në një shtëpi të pabanuar ku është mbajtur deri në mëngjes dhe është ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona, kurse i dyshuari i tretë gjendet në arrati.
“Veternik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e policisë.