Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të shënojë rritje, duke dematuar pretendimet opozitare se ka rënie.
“Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen – Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes. Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, ka shkruar Murati, raporton Periskopi.
Për këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se inflacioni në Kosovë është më i lartë gjatë këtij viti.“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025, inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024”, ka shkruar ajo.
Bajrami ka ironizuar me postimin e Muratit
“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami./Periskopi/