Avokati Ardian Bajraktari e ka komentuar dëshminë e ish-diplomatit të lartë amerikane James Rubin.
Ai ka vlerësuar se dëshmia e Rubinit do të ketë fuqi të madhe në procesin ndaj sh-krerëve të UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, avokati ka shkruar se zyrtari amerikan e paraqiti UÇK-në ashtu sië ka qenë.
“1. James Rubin e paraqiti UÇK-në siç ka qenë, ndryshe nga që dëshironim të ishte dhe ndryshe nga sa e paraqisnin aleatët amerikanë Dëshmia për tri ditë radhazi e ish ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. James Rubin, në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, ishte e vërteta, ishte dëshmi nga ana një personi jo vetëm të besueshëm, por nga personat më të informuar, nëse jo më i informuari i kohës, për rrjedhjen e ngjarjeve, për procesin nëpër të cilin ka kaluar vendi ynë, për rrjedhat e luftës. Ishte një nga personat e thirrur, përveçse i ngarkuar i posaçëm nga Sekretarja e Shtetit, ishte edhe i informuar në detaje, madje (sikurse e konfirmoi vet) nga shumë burime tejet kredibile të informacioneve, çka nuk lë asnjë mundësi e hapësirë me qenë ndryshe”, ka shkruar ai.