Drejtori i Barcelonës “shenjtëron” Yamal: Jam i bindur, do të bëjë epokë si Ronaldo dhe Messi

Deklarata e drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, ka bërë jehonë të madhe në Spanjë dhe më gjerë. Në një intervistë për “Lance”, ai u ndal veçanërisht te talenti i jashtëzakonshëm, Lamine Yamal: “Krahasimi me Messin? Lamine ka talent unik.

Ka atë dhunti të veçantë që kanë pasur Ronaldo dhe Messi. Është tipi i lojtarit që magjeps. Lamine ka diçka që të impresionon, hyn në fushë dhe kënaqesh duke e parë. Po, mendoj se është një lojtar që mund të shënojë një epokë”.

Duke u ndalur te Champions League, ai shtoi: “Ka shumë ekipe që janë përforcuar, si Liverpool apo Real Madridi. PSG ka ndërtuar skuadër të fortë, me një trajner shumë konkurrues dhe serioz. Është një nga favoritët kryesorë. Sfida e radhës kundër parizienëve do të jetë shumë e bukur dhe e vështirë. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Nuk ka kuptim të ëndërrojmë finalen nëse nuk kalojmë grupet”.

The post Drejtori i Barcelonës “shenjtëron” Yamal: Jam i bindur, do të bëjë epokë si Ronaldo dhe Messi appeared first on Telesport.