Në prag të ndeshjes ndaj Getafe, trajneri blaugrana, Hansi Flick, ka folur për disa çështje. Për ekipin dhe stilin e lojës: “Mua më intereson ekipi im. E dimë çfarë duhet të presim, më e rëndësishmja është se jemi stërvitur mirë. Na duhen këmbë të freskëta në fushë”.
Për “Topin e Artë” dhe Yamal: “Mendoj se Lamine, një ditë do ta fitojë këtë çmim, por të jesh atje është respekt. Kushdo që e fiton, e meriton. Duhet të shkojmë në gala-në e çmimit, ta shijojmë momentin dhe të tregojmë respekt për fituesit. Kjo është shumë e rëndësishme”.
Për Rashford: “Siç kam thënë më parë, ka fituar besim me këto dy gola. Stili ynë është gjithmonë me intensitet të lartë. Besoj te cilësitë e tij, por gjithmonë duhet punuar shumë. Në futboll përmirësohesh çdo ditë”.
Për Balde dhe Lamine: “Po punojmë me ta. Lamine çdo ditë punon fort, merr trajtime dhe po përparon mirë. Për Balde e dimë situatën e tij”. Për kthimin në “Camp Nou”: “Situata nuk është në dorën time. Duhet të përqendrohem te performanca sportive dhe ekipi, hap pas hapi”.
The post Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt appeared first on Telesport.