Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, është shumë shqetësues dhe se Kosova solidarizohet me Estoninë.
Tahiri ka thënë se Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, “ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”. Ai ka thënë në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA, Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.
“Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve, teksa ka përmendur edhe vendimin e fundit të ShBA’së për pezullim të Dialogut Strategjik të Kosovës./Reporteri.net