Cili është kontakti më i famshëm në telefonin e tij? Nuk do ta besoni, Beckham i habit të gjithë me përgjigjen

Ish-mesfushori anglez, tani bashkëpronar i Inter Miami, mori pjesë në programin “CBS Sports Golazo”. Kur prezantuesja Kate Scott pyeti për kontaktin më të famshëm të ruajtur në telefon, Micah Richards përmendi presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ndërsa Jamie Carragher përmendi Beckham, duke qeshur se nuk e dinte nëse “Beck” e kishte kontaktin e tij.

Përgjigja e Beckham ishte surprizuese: “Gruaja ime”. Victoria Beckham, ish-këngëtarja e “Spice Girls” dhe një nga dizajneret e sipërmarrëset më të suksesshme në botë, mori gjithë vëmendjen e burrit të saj. Kjo përgjigje e Beckham emocionoi prezantuesen, ndërsa Carragher dhe Richards po qeshnin.

Beckham dhe Victoria u martuan më 1999. Victoria do të lançojë dokumentarin e saj më 9 tetor, duke vijuar karrierën e saj të larmishme si artiste dhe biznesmene.

El exfutbolista David Beckham y Victoria Beckham disfrutan de unas románticas vacaciones.

 

The post Cili është kontakti më i famshëm në telefonin e tij? Nuk do ta besoni, Beckham i habit të gjithë me përgjigjen appeared first on Telesport.