Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sot i ka lënë anash interpretimet kushtetuese dhe gjerat tjera.
Në këtë mënyrë, ai i është rikthyer profesionit të tij prej ekonomisti.
duke folur për ekonominë e vendit, deputeti i VV-së pretendon se ekonomia po “lulëzon”.
Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se vendi po përjeton rritje ekonomike prej 4.58%.
“Një lajm i mirë për fundjavë📢 Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen – Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes. Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, ka shkruar ai.