Ka gati një muaj që ka marrë postin e dytë më të rëndësishëm në hierarkinë institucionale të Kosovës dhe nuk flet për çështje politike.
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ende nuk e ka thënë asnjë qëndrim politik për sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Kryeparlamentari ka zgjedhur heshtjen edhe përballë vendimit të ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Ka kaluar një javë që Kosova ka marrë nga ShBA-ja shuplaken më të rend diplomatike, por Basha nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Ndonëse sa ishte vetëm deputet, ai ishte shumë aktivë në profilin e tij në “Facebook” duke sharë, kritikuar e dhënë qëndrime për secilën çështje politike.
Më i “gjallë” se Basha për muaj të terë është treguar kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i VV-së, Avni Dehari. Ani pse Dehari atë “privilegj” e gëzonte vetëm për shkak të moshës, ai sillej më kryeparlamentar se Basha.
Nga zgjedhja e tij si kryeparlamenatre, të vetmin veprim që Basha e ka bërë në profilin e tij në “Facebook” është shpërndarja e komunikatave të Zyrës për Informim të Kuvendit rreth takimeve protokolare që ka realizuar.
Deri më tani ai ka pritur në takim ambasadorët e disa shteteve mike të Kosovës.
Përveç pjesëmarrjes në disa ceremoni zyrtare në Kosovë, Basha ka uruar edhe homologun e tij shqiptar Niko Peleshipër zgjedhjen në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Në urimin e tij kryetari Basha ka vlerësuar se të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit“, ka thënë në urimin e kryeparlamenatrit Basha.
Një reagim Basha kishte bërë edhe pasi Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme në rastin nr. KO265/25.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai nuk e kishte komentuar fare këtë vendim, vetëm kishte treguar se vendimi është shpërndarë të të gjithë deputetët.
“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, kishte shkruar Basha.
Më 26 gusht, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhja e tij u bë e mundur me votat e PDK-së dhe AKK-së.
Në seance ku janë zgjedhur edhe nënkryetarët e tri partive shqiptare, Basha ka marrë 73 vota./Nacional