Shtohen spekulimet për një rinovim të mundshëm të Lionel Messi me Inter Miami, kontrata aktuale e të cilit skadon në dhjetor të këtij viti. Klubi i MLS dëshiron ta mbajë fituesin e Kupës së Botës 2022 edhe për disa sezone. Trajneri Javier Mascherano nuk ka dhënë detaje të reja mbi negociatat, por shprehu dëshirën e tij:
“Nuk do të flas për thashetheme, nuk është puna ime të merrem me këto lajme. Megjithatë, nëse Leo rinovon, do të ishte një moment fantastik. Do të ishte një histori e jashtëzakonshme për futbollin amerikan, nëse Messi do të luante më gjatë këtu. Ai është unik për historinë e klubit dhe i rëndësishëm për futbollin e vendit”.
Mesazhi i Mascheranos tregon qartë se klubi dhe stafi teknik e konsiderojnë Messin një element kyç për të ardhmen e Inter Miami dhe për rritjen e ndikimit të futbollit amerikan.
The post A do të rinovojë Messi me Inter Miami? Flet Mascherano: Futbollist unik, do të ishte fantastike appeared first on Telesport.